Sport

Përballje britanike në boks mes Tyson Fury dhe Derek Chisora


Derek Chisora (M) - Tyson Fury (D)/ Photo: Julian Finney - Getty Images

Boksieri britanik Tyson Fury ka konfirmuar se do të përballet me boksierin Derek Chisora, në një përplasje për peshat e rënda në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër, më 3 dhjetor të këtij viti.

Kampioni i peshave të rënda të WBC-së, Fury, ka qenë në bisedime me boksierin, Anthony Joshua, për një përballje britanike, por negociatat u ndërprenë muajin e kaluar.

Fury, i cili mbetet i pamposhtur pas 33 luftimeve profesionale, ka mposhtur Chisora-n dy herë më parë, në vitin 2011 dhe në vitin 2014.

“Gypsy King” mposhti Dillian Whyte-in në fillim të këtij viti dhe pretendon për një përballje me kampionin ukrainas të WBO, WBA dhe IBF, Oleksandr Usyk-un në vitin 2023.

Chisora, ndërkohë, ka humbur tre nga katër ndeshjet e tij të fundit, por siguroi një fitore të nevojshme kundër Kubrat Pulev-it, herën e fundit.

Kryetari i kompanisë promovuese të boksit, “Top Rank”, Bob Arum-i tha se sa herë që Fury-i lufton, është një ngjarje e madhe dhe pritet që ai të bëjë edhe një herë një shfaqje spektakolare për fansat.

Britaniku Daniel Dubois do të luftojë gjithashtu gjatë duelit Fury-Chisora, duke mbrojtur titullin e tij në WBA kundër peshës së rëndë të Afrikës së Jugut, Kevin Lerena.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore