Sport

Përballja me Skënderbeun, zëvendëstrajneri Fagu: Kemi lënë pikë me skuadrat e fundit


Zëvendëstrajneri i Tiranës, Erbim Fagu, ka folur për mediat në prag të sfidës me Skënderbeun. Bardheblutë do të udhëtojnë në Korçë të shtunën. Ndeshja do të fillojë nga ora 16:45.

Tekniku foli rreth situatës te skuadra e Tiranës. Ai preku disa çështje, si sfida e humbur përballë Kukësit, përballja me Skënderbeun, apo dhe presioni që kanë bardheblutë.

Përbalja me Skënderbeun?

Skënderbeu është paraqitur mirë, por ne vijmë nga një humbje me Kukësin dhe do japim maksimumin për të marrë tre pikët vazhduar udhëtimin tonë.

Sfidat direkte?

Ne i kemi marrë pikët maksimale me rivalët direkt. Kemi lënë pikë me skuadrat që janë në fund të kualifikimit. Nuk kemi pengje sepse ndeshjet kanë qenë në rritje dhe është pozitive për skuadrën dhe stafin.

Memelli?

Memelli është trajner i ri që ka bërë mirë. Ka qenë pjesë e Tiranës por çdo gjë ndryshon dhe nuk do ndryshojë te rrjedha e ndeshjes. Kemi planin tonë dhe kemi ndërtuar ekipin në planin tonë.

Humbja ndaj Kukësit?

Humbja me Kukësin nuk është se na ka ulur moralisht, por erdhi një moment që ishim vërtet mirë. Lodhja që pësuam në ndeshjen ndaj Dinamos ndikoi. Zhvilluam një lojë të dobët dhe humbja erdhi për shkak të saj. Në futboll edhe do humbësh, por ne kemi lojtarë të rinj dhe me karakter që do të reagojnë.

Presioni tek Tirana?

Tirana është mësuar që të jetë gjatë gjithë kohës nën presion. Është e vërtetë që shumë veta kanë pritur që Tirana të humbasë, por kemi lojtarë me karakter të fortë, pas humbjes me një rival direkt, do japim përsëri maksimumin. Futemi në çdo ndeshje për të dhënë maksimumin.

Tirana pas nëntë javëve të para të Abissnet Superiores mban vendin e parë në renditje me 20 pikë. Tre pikë më pak ka Kukësi i vendit të dytë. Skënderbeu qëndron në vendin e parafundit me shtatë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore