Futboll

Përballja Ibra – Lukaku, hapet hetimi federal


Ibrahimovich teksa fyen Lukaku-n

Sikurse pritej, këtë mëngjes, prokurori federal Giuseppe Chine hapi një hetim për përplasjen verbale midis Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku, protagonistë të “luftës” kokë më kokë dhe grindjes së ashpër gjatë derbit të Kupës së Italisë midis Inter dhe Milan, luajtur në 26 janar.

Momenti kur Lukaku është nxehur dhe po i kthen reston Ibra-s

Si pjesë të hetimit, prokurori federal thirri gjyqtarin Paolo Valeri, i cili do të dëgjohet në orët e ardhshme, për të sqaruar fushën e ndëshkimeve të vendosura tashmë për dy lojtarët. Ndërkohë si ndëshkim paraprak, të dy ishin skualifikuar me nga një ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore