Sport

Përballja e Shqipërisë me Anglinë në ‘Wembley’, FSHF informon tifozët për biletat


Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022, në stadiumin “Wembley”. Ndeshja do të luhet më 12 nentor, në orën 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar njoftimin për tifozët që dëshirojnë ta ndjekin këtë ndeshje në shkallët e stadiumit.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Angli-Shqipëri, që do të luhet më datën 12 nëntor 2021, ora 20:45 në stadiumin “Wembley” të Londrës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja e biletave online do të nisë të shtunën (23 tetor 2021) dhe mund t’i gjeni në faqen zyrtare të FSHF”.

“Gjithashtu, do të mund të gjeni edhe oferta speciale të përgatitura nga FSHF për tifozët tanë, ku me blerjen e një bilete ju mund të përfitoni me një çmim okazion edhe një bluzë të kombëtares shqiptare”.

“Ndërkohë, në ditët në vazhdim FSHF do të udhëzojë tifozët përmes njoftimeve në kanalet zyrtare të komunikimit në faqen zyrtare dhe median sociale për mënyrën se si do të vijohet me shitjen e biletave fizike në dyqanin e FSHF-së në Tiranë”, përfundon njoftimi i federatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore