Sport

Për t’iu shmangur vaksinimit, Djokovic i gatshëm të sakrifikojë grand-slams


Novak Djokovic ka treguar që nuk është kundër vaksinës, por që gjithmonë ka mbështetur lirinë e të zgjedhurit se çfarë do të futësh në trup.

Tenisti serb ka thënë që ai është i gatshëm të humbasë turnetë e mëdhenj para se të vaksinohet kundër COVID-19.

Për të njëjtën arsye, Djokovic u largua nga Australia, duke e humbur Australian Open.

I pyetur se a është i gatshëm të rrezikojë mospjesëmarrjen në French Open, ai u përgjigj: “Ky është çmimi që jam i gatshëm të paguaj”.

Përgjigja e tij ishte e njëjtë edhe sa i përket Wimbledon-it.

“Principet për të vendosur rreth trupit tim janë shumë më të rëndësishme se çdo titull tjetër”, tha ai.

“Dua të jem i lidhur dhe i përkushtuar ndaj vetes aq shumë sa mundem”, u shpreh ai.

“E kuptoj dhe e mbështes shumë lirinë për të zgjedhur, dhe për të vendosur, se çfarë do ti të fusësh në trupin tënd”.

“Nëse do të vaksinohesh apo jo”, vazhdoi tenisti serb, “kjo është totalisht zgjidhje e jotja”.

Ai shtoi që kurrë nuk ka qenë kundër vaksinimit.

“E kuptoj” nisi ai, “që botërisht shumë njerëz po mundohen që të sjellin një fund të këtij virusi”.

Djokovic tha se nuk e ka problem të vaksinohet në të ardhmen, duke thënë që e ka “mendjen e hapur”.

Serbi tha që para të gjitha, është shëndeti i tij dhe se ai gjithmonë ka qenë student i “mirësisë, mirëqënies, shëndetit dhe nutricionit”.

“Si një atlet profesionist, gjithmonë kam përcjell nga afër gjithçka që kam ngrënë, kam pirë – bazuar në informacionet që kam marrë, kam vendosur të mos vaksinohem deri tani”, e mbylli ai.

Të shohim nëse Djokovic do të vendosë të vaksinohet, apo do të humb turnetë më të rëndësishëm të vitit duke iu lënë rrugën hapur rivalëve të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore