Lajme

Për të parën herë numri i njerëzve në Gjermani tejkalon 84 milionë


Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka bërë me dije se numri i banorëve në Gjermani ka kaluar për të parën herë 84 milionë.

Referuar njoftimit, numri i njerëzve që jetojnë në Gjermani u rrit me 843 mijë , ose 0.1 për qind krahasuar me fundin e vitit 2021.

Një rritje kaq e madhe e popullsisë është regjistruar vetëm në vitin 1992 kur u hapën kufijtë në Evropën Lindore dhe në vitin 2015 kur një numër i madh emigrantësh u larguan nga vendi i tyre për të arritur në Gjermani.

“Destatis raporton se pas ribashkimit të Gjermanisë, një rritje kaq e madhe e popullsisë u regjistrua vetëm në vitin 1992, kur ishin hapur kufijtë në Evropën Lindore dhe lufta u zhvillua në Jugosllavi, dhe në vitin 2015, kur migrantët u larguan në Gjermani. Për krahasim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është ravijëzuar se rritja e numrit të banorëve në Gjermani ka ardhur si pasojë e ardhjes së refugjatëve nga Ukraina.

Të dhënat kanë treguar se rreth 750 mijë qytetarë të Ukrainës kanë hyrë në Gjermani në gjysmën e parë të vitit 2022.

Në fund të qershorit 2022, numri i grave dhe vajzave ukrainase që jetonin në Gjermani u rrit me 501 mijë nga fundi i vitit 2021, ndërsa numri i burrave dhe djemve ukrainas që jetonin në Gjermani u rrit me 248 mijë.

“Mbërritjet e ukrainasve për shkak të luftës agresive ruse çuan në një rritje të emigracionit të ngjashëm me atë të viteve 1992 dhe 2015”, ka shtuar Destatis.

Gjithashtu enti ka zbuluar se teprica e vdekjeve mbi lindjet kishte një efekt frenues në rritjen e popullsisë. Sipas kësaj të fundit, vdekjet tejkaluan lindjet në Gjermani me 161 mijë në gjysmën e parë të vitit 2022.

Nga ana tjetër është bërë me dije se vendi ka regjistruar 17 mijë e 216 aplikime të tjera pasuese, që përfaqësojnë 12.9 për qind të të gjitha aplikimeve të regjistruara që nga gushti 2022.

Marrë nga “Schengen Visa Info”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore