Lajme

Për një vit, VV shpenzoi rreth 200 mijë euro për ushqim, karburante e bileta aeroplani


Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila po udhëheqë me shtetitn nga zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, ka deklaruar të hyrat dhe shpenzimet e realizuara përgjatë vitit 2022, në një raport vjetor financiar, i cili më pas është publikuar nga KQZ këtë të premte.

Ky raport sipas KQZ-së akoma nuk ka kaluar në duar të auditorit të jashtëm, megjithatë ai është publikuar ashtu siç ka deklaruar vetë Lëvizja Vetëvendosje.

Rreth 200 mijë euro shpenzime për karburante, ushqim e bileta aeroplani

Për 12 muaj kalendarik, Lëvizja vetëvendosje, si parti politike në vend, ka shpenzuar 85 mijë e 425 euro për ushqim.

32 mijë e 411 euro si shpenzim i cili është kualifikuar si “lokali”, por që nuk jepen shpjegime se për çka janë shpenzuar saktë.

54 mijë e 872 mijë euro për karburant.

10 mijë e 686 euro për bileta aeroplani.

6 mijë e 504 euro për sigurim të veturave që ka në pronësi partia dhe 250 euro për vetura me qira.

Në total këto shpenzime kapin shifrën 190 mijë e 148 euro.

Mbi 83 mijë euro shpenzime për zyrë dhe mirëmbajtje

Për të paguar qiranë e lokalit të zyrës, Vetëvendosje shpenzoi 211 mijë e 98 euro.

Për shpenzime të telefonit, internetit dhe postës, për 12 muaj, kjo parti shpenzoi 24 mijë e 406 euro.

16 mijë e 621 euro për shpenzime të zyrës.

12 mijë e 292 euro u ka kushtuar mirëmbajtja e pajisjeve dhe hapësirës së zyrës pë 12 muaj.

5 mijë e 539 euro janë shpenzuar si “shpenzime të vogla”, pa u specifikuar se çka.

Dhe 3 mijë e 628 euro të kategorizuara si shpenzime pa adresë, “shpenzime që nuk janë përfshirë në asnjë kategori tjetër”.

Krejt këto shpenzime kapin shifrën 83 mijë e 684 euro.

Mbi 61 mijë euro shpenzime për të reklamuar veten

Vetëvendosje ka shpenzuar 43 mijë e 174 euro për “shpenzime të tjera për reklama, reprezentacion e konferenca”.

18 mijë e 155 euro për stendat e afishimit dhe reklamimet në gazeta.

709 euro për radio dhe spote televizive.

Këto shpenzime kapin vlerën  61 mijë e 329 euro.

Shpenzime mbi 5 mijë euro

Për të matë opinionin publik, gjatë vitit 2022, Vetëvendosje ka paguar Ubo Consulting, 17 mijë e 129 euro.

Për një ditë në Hotel Emerald, më 9 shtator 2022, Vetëvendosje ka paguar 9 mijë e 573 euro të specifikuara në raport si “hapësirat e përfaqësimit”.

Në Sharr, më saktësisht në “N’bjeshkë te guri i zi” për një ditë qëndrimi më 20 nëntor të vitit 2022, Vetëvendosje ka paguar 6 mijë e 400 euro, të kategorizuara në listë të shpenzimeve si hapësirat e përfaqësimit.

5 mijë e 322 euro, VV ka bërë pagesë në Hotel Sirius për “Hapësirat e përfaqësimit”.

6 mijë e 300 euro shpenzime, kjo parti ka kalkuluar se i ka bërë në kompaninë “Blendi” për shtyp.

Për zërim dhe ndriçim janë shpenzuar 10 mijë e 751 euro, për kompaninë “AMC Corporation”.

14 mijë e 376 euro, VV i ka shpenzuar për “pajisje teknologjike”. 7 mijë e 829 euro kanë blerë pajisje në kompaninë “ “Zgatar Electronics” dhe 6 mijë e 484 në kompaninë “Gjirafa”. Por çka është blerë, sigurisht nuk është treguar.

Pasuria e Vetëvendosjes, sipas raportit financiar të viti 2022

69 mijë e 79 euro është vlera e pasurive e cilësuar si “afatgjata”, ku janë specifikuar toka, objekte e pajisje.

813 mijë e 157 euro pasuri afatshkurtra.

Përgjatë gjithë vitit 2022 kjo parti kishte të hyra nga disa burime.

1 milion e 990 mijë e 255 nga buxheti i shtetit, 414 euro nga anëtarësia, 29 mijë e 129 si donacione dhe kontribute në të holla dhe 28 mijë e 70 euro si të hyra të liruara nga të hyrat e shtyra, të cilat në total kapin shifrën 2 milion e 52 mijë e 868 mijë euro.

Po përgjatë këtij viti, VV kishte shpenzuar 1 milion e 308 mijë e 147 euro. Nga kjo shumë, Vetëvendosje ka paguar 730 mijë e 689 mijë euro vetëm për paga dhe shpenzime, 72 mijë e 313 euro si shpenzime transporti, 179 mijë e 876 euro për reklama, reprezentacion dhe konferenca, 22 mijë e 160 euro për blerje të mallrave, 287 mijë e 186 euro të kualifikuara si “shpenzime të përgjithshme” dhe 15 mijë e 920 euro si “shpenzime të ndryshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore