Stil

Për një pamje elegante: Një palë pantallona në tre mënyra


Ilustrim

Pantallonat e bardha me material liri mund t’i kombinoni në mënyra të ndryshme.

Liri është një nga materialet që janë në kulmin e popullaritetit këtë verë – fustanet, fundet dhe kostumet prej këtij materiali janë hit, dhe pantallonat janë të pashmangshme.

Mund të kombinoni një palë pantallona të thjeshta të bardha prej liri në disa mënyra, dhe ne kemi zgjedhur tre variante.

Një kombinim elegant

Nëse vishni pantallona të bardha prej liri me një bluzë me mëngë të fryra, atëher ju do të përfitoni një pamje femërore dhe mjaft elegante.

Një kombinim klasik

Për rastet kur dëshironi të jeni të veshur në mënyrë klasike, kombinoni pantallonat e bardha prej liri me një bluzë dhe xhaketë sportive moderne ngjyrë livando.

Një kombinim i thjeshtë

Vijat janë një tjetër hit i kësaj vere. Një bluzë e bardhë, një këmishë me vija blu dhe të bardha dhe përsëri të njëjtat pantallona – dhe ju jeni gati për të shijuar kafen me miqtë apo familjarët tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore