Lajme

Për mos-njohje të Kosovës, Serbia rreshtohet me autokracitë


“Për mosnjohjen e Kosovës, shteti i Serbisë mban lidhjet me shumë regjimet jodemokratike anembanë botës. Shumica e të cilave janë vende si Bjellorusia, Azerbejxhani, ose Irani, dhe të cilat, sipas raportimeve relavante ndërkombëtare, mbysin lirinë e mediave, shkelin të drejtat e njeriut dhe godasin kundërshtarët politikë”, ka shkruar Radio Evropa e Lirë në një artikull ku shtjellon çështjen e jokonistencës së Serbisë karshi animeve politike.

Mediumi amerikan i lajmeve Radio Free Europe ka shkruar se Serbia në mënyrë që të merr mbështetje ndërkombëtare për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga vende që sipas të gjitha standardeve njerëzore dhe politike janë regjime autokratike, heshtë dhe nuk i dënon veprimet e këtyre vendeve edhe kur vetë Perëndimi u vendos sanksione.

Në takimin e së hënës që pati ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, me Amabsadorin e Kubës në Beograd, ai e falënderoi atë për mbështjetjen e “sovranitetit dhe integritetit terrotorial të Serbisë”, dhe për pengimin e Kosovës për tu anëtarësuar në Interpol.

Kurse në anën tjetër ambasadorit të qeverisë njëpartiake, marksist-lenisite dhe unitare të Kubës, i dha sigurinë se “Serbia mbështetë Kubën për vendimmarrjen e saj politike të pavarur e të pandikuar ng jashtë, për mospërzerjen e tjerëve në punët e brendshme të Kubës”.

Një falemnderim i tillë në një kohë protestash masive në Kubë anti-qeveritare, dhe për mungesë minimale të ushqimit, jetesës, barnave, dhe rritjen e çmimeve, dhe ndaj së cilës vetë Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se ShBA-ja e mbështet popullin e Kubës për kërkimin e lirive të tyre.

Kryministrja e Serbisë, dhe ministri i Jashtëm serb, pas një takimi me ambasadorin iranian në Beograd i shprehën falënderime për “qëndrimin parimor në çështjen e shpalljes së njëanshme të Pavarësisë së Kosovës”, dhe për mbështetjen ndaj Serbisë “në politikën ndërkombëtare”.

Ministri i Jashtëm serb ka thënë se Irani mbështet Serbinë në përpjekjet e saj për të ndaluar Kosovën të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Ndërsa vetë shteti i Serbisë asnjëherë as deklarativisht, as tekstualisht, nuk ka dënuar veprimet diktatoriale të Iranit, gjë që me vite të tëra raportohet për shkelje të të drejtave elementare njerëzore të qytetarëve të saj.

“Serbia ka përvojë të veçantë pozitive në bashkëpunimin ekonomik me Kinën dhe synon të forcojë lidhjet politike, ekonomike dhe kulturore me atë vend”, tha Presidenti i Serbisë, në fillim të korrikut, për nderim të 100 vjetorit të Partisë Komuniste të Kinës.

Edhe vetë presidenti i Kinës ka lajmëruar se deri në fund të vitit do ta vizitojë Serbinë.

Në favor të mbështetjes strikte kineze ndaj mosnjohjes dhe pengimit të njohjeve të shtetit të Kosovës, Serbia i qëndorn mbrapa asaj në institucione ndërkombëtare, kur Kina akuzohet për shkelje të të drejtave elementare njerëzore dhe shtypje të minoriteteve.

Kurse Rusia, është mbështetsja më e madhe e Serbisë në rapot me mosnjohjen e Kosovës në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ku edhe çdo gjashtë muaj raportohet puna e UNMIK-ut në Kosovë.

Vuçiç në janar të vitit 2019 pati deklaruar se “pa Rusinë dhe pa fuqinë që ka Rusia në Këshillin e Sigurisë në KB, është e qartë se pa ta s’mund të ketë zgjidhje (për Kosovën)”.

Serbia që synon të bashkohet në familjen e Bashkimit Evropian, kur vie puna te sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, heshtë ose i mban anën, ndërsa Bruskeli pret që ata do të kenë politikë të jashtme konsistente me BE-në.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore