Boterori 2022

Për dy minuta 2 gola, Serbia kthen rezultatin ndaj Kamerunit në pjesën e parë


Pjesa e parë e ndeshjes së parë të xhiros së dytë në Grupin G mes Kamerunit dhe Serbisë përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Kameruni patën performancë shumë të mirë ku rrezikuan disa herë portën e kundërshtarit, por ishin të pa fat në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 29-të, Jean-Charles Castelletto i dha epërsinë Kamerunit pas një devijimi me kokë nga bashkëlojtarët e tij.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 43-të, Kameruni kishin edhe një mundësi shumë të mirë shënimi me anë të Kunde-s, por goditja e tij u ndal nga portieri.

Por, pas kësaj mundësie, Serbia shënuan dy gola të shpejtë në minutat shtesë.

Me rezultatin momental, ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë pritet të jetë vendimtare.

Kujtojmë, se nga ora 17:00 do të luhet edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Brazilit dhe Zvicrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore