Shqipëria

Për dy ditë, 1681 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid19


1672 shtetas që u konstatuan pa maskë mbrojtëse dhe 9 të tjerë që lëviznin pas orarit të lejuar, u ndëshkuan me masë administrative gjatë 48 orëve të fundit.

“Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3 mijë lekë, 1451 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse”.

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare. Gjithashtu, dhe ata që lëviznin pa maska në mjetet e transportit publik”, ka shkruar policia.

Ndërkohë me masën administrative 10 mijë lekë janë ndëshkuar nëntë shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës policore.

Policia u ka bërë po ashtu apel qytetarëve, drejtuesve të mjeteve dhe pronarëve të restoranteve që të respektojnë të gjitha masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore