Vende

Për 10 vjet u krijuan 180 liqene në Zvicër


Shkrirja e akullnajave në Aplet e Zvicërs, ka çuar në krijimin e 180 liqene për vetëm dhjetë vjet.

Midis viteve 2006 dhe 2016, zona e mbuluar nga uji u rrit me rreth 150 mijë metra katrorë (15 hektarë) në vit, provë e dukshme e ndryshimit të klimës në Alpe, raporton Instituti federal zviceran i shkencës dhe teknologjisë ujore (EAWAG).

Instituti ka përpiluar, për herë të parë, një inventar të të gjitha liqeneve akullnajorë të formuara që nga fundi i të ashtuquajturës epoka e vogël e akullnajave në mes të shekullit XIX.

Rreth vitit 1850, akullnajat alpine arritën shkrirjen më masive në histori.

“Midis viteve 1850-2016, zona e liqeneve akullnajore u rrit me mesatare prej rreth 40 mijë metra katrorë”  shprehet bashkautori i studimit, Nico Moelg.

Lista përfshin gjithsej 1 mijë e 200 liqene të reja, 187 prej të cilave më pas janë mbushur nga sedimentet e transportuara nga akullnajat.

Në vitin 2016, zona e të gjitha liqeneve akullnajore ekzistuese ishte rreth 620 hektarë.

Për të kryer hulumtimin e tyre, shkencëtarët analizuan të dhënat që datojnë që nga mesi i shekullit XIX, si edhe fotografitë ajrore të bëra që nga mesi i shekullit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore