Sport

Pepe vazhdon kontratën me Porto-n


Edhe pse është 40-vjeçar, futbollisti i njohur portugez, Pepe, vazhdon ende të jetë në formë të mirë.

Së fundmi ai e ka zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër me klubin e tij portugez, Pepe-n.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Porto-s, të cilët përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, lajmëruan se kanë zgjatur bashkëpunimin me ish-mbrojtësin e Real Madrid-it.

Ndryshe Pepe e kaloi shumicën e karrierës së tij në Real, duke luajtur për 10 sezone.

334 ndeshje, prej të cilave shënoi 15 gola dhe dhuroi 20 asistime, janë statistikat e Pepe-s me fanellën e madrilenëve.

Ndërsa, Porto-s iu bashkua në vitin 2019 si transferim i lirë nga Besiktasi – klub me të cilin luajti për dy sezone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore