Lajme

Pentagoni: Mund të përsëritet operacioni në Afganistan nëse diçka kërcënon SHBA-të


Përfaqësuesi i Pentagon-it, John Kirby, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të eliminojnë çdo lider të grupeve terroriste.

Kjo, nëse ata përbëjnë një kërcënim për vendin.

Konfirmimi erdhi pas vrasjes së liderit të grupit terrorist al-Qaeda, Ayman al-Zawahiri.

Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, Kirby vuri në dukje se presidenti amerikan Joe Biden mund të përsërisë një operacion të tillë.

“Ky sulm tregoi se sa serioze janë aftësitë tona, sa seriozisht jemi të përgatitur për të mbrojtur interesat tona. Nëse përsëri shohim një kërcënim për Amerikën nga ata ose ndonjë grup terrorist, presidenti rezervon të drejtën të marrë përsëri masa të ngjashme”, theksoi Kirby.

Më 2 korrik, presidenti Joe Biden konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kishin eliminuar liderin e al-Qaedas Ayman al-Zawahiri.

Eliminimi u regjistrua në datat 30-31 korrik. Ai ndihmoi në koordinimin e sulmeve në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator të vitit 2001.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore