Shqipëria

Peleshi: Qeveria ka mirë menaxhuar situatën e reshjeve në vend


Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka publikuar ditën e premte në një dalje publike, të dhëna mbi menaxhimin e situatave të reshjeve në vend. Sipas tij, “nga mirë menaxhimi i situatës” në janar të 2021-shit është evituar impakti i shkarkimeve në përmbytje nga Vau iu Dejes për zonën e Shkodres.

Ai ka informuar se gjatë periudhës së janarit 2010 janë regjistruar 4 mijë 239 mm reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa në periudhën e janarit te 2021-shit janë regjistruar 9 mijë 568 mm reshje shiu.

Gjithashtu, Peleshi ka akuzuar Qeverinë paraardhëse për keq menaxhimin e kaskadave gjatë përmbytjeve.

“Shkaqet kryesore të përmbytjes nuk kane qenë reshjet por shkarkimet nga kaskada, për shkak të keq menaxhimit të kaskades në të kaluarën”,  është shprehur ai.

Në janar te 2010-ës janë shkarkuar 120% e prurjeve, në dhjetor të 2010-ës janë shkarkuar 107% e prurjeve. Ndërsa në janarin e 2021-shit janë shkarkuar 45% e prurjeve.

Peleshi ka treguar sipas statistikave, së dëmet më të mëdha në banesa kanë qenë gjatë janarit të 2010-tës me 4580 banesa të dëmtuara. Në dhjetor janë regjistruar 4 mijë 610 banesa, ndërsa në janar të 2021-shit janë dëmtuar vetëm 154 banesa në rang kombëtar.

Sa i përket dëmeve në bagëti, në dhjetor të 2010-tës janë dëmtuar 31 mijë 622 krere. Gjatë reshjeve të janarit të 2021 ka pasur dëme të papërfillshme në bagëti.

Peleshi thekson se Qeveria ka mbështetur bashkitë me 61 eskavatorë duke dyfishuar kështu kapacitetet vjetore të largimit të dherave nga kanalet kulluese. Qeveria ka ngritur dhe agjencinë kombëtare të mbrojtjes civile./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore