Përballje

Peja shënon fitore bindëse ndaj Prizrenit 16


Peja ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 82:108, në xhiron e 26-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej 13 pikësh, 12:25, ndërsa çerekun e parë e fituan 16:29.

Periudha e dytë dhe e tretë ishin të barabarta, ku pejanët e fituan me dy pikë dallim të dytin, kurse prizrenasit me dy pikë të tretin. Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë e rritën epërsinë edhe më shumë, duke fituar 82:108.

Te Prizreni 16 u dallua Darell Davis me 27 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 24 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë asistime.

Prizreni 16 ka 15 fitore e 11 humbje, kurse Peja ka 17 fitore e nëntë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore