Përballje

Peja e nis me fitore në Ligën Unike


Skuadra e Pejës e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën Unike.

Peja ka shënuar fitore ndaj Teutës së Durrësit në udhëtim me rezultat 73:82 në xhiron e parë të Ligës Unike.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, ata në çerekun e parë kishin deri në 12 pikë epërsi 4-16, megjithatë, durrësakët ngushtuan shifrat në 14:17, ndërsa kjo pjesë përfundon 14:19.

Vendasit ngushtuan sërish shifrat në 22-23, por më pas verdhezinjtë sërish ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 28-38.

Lojë më interesante dhe e barabartë u zhvillua në çerekun e tretë, që përfundoi 20-19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 48:57.

Peja menaxhoi epërsinë e krijuar në dhjetë minutat e fundit, duke mos rrezikuar fitoren dhe duke triumfuar me rezultat 73-82.

Cameron Saterwhite u dallua te Teuta e Durrësit me 16 pikë e tetë kërcime, ndërsa Henrik Sirko me 22 pikë e 11 kërcime u dallua te Peja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore