Përballje

Peja dhe Ylli shumë afër finales


Brandon Walters përballë Ponte Prizrenit

KB Peja ka kaluar në epërsi prej 2:1 në serinë ku përballen përballë ekipit të Ponte Prizrenit.

Pejanët kanë fituar ndeshjen bindshëm me rezultatin 108:85.

Dominimi i Pejës filloi në çerekun e dytë ku ata morën një epërsi prej 12 pikëve për të mbyllur pjesën e parë.

Pejanët nuk u ndalën as në çerekun e tretë ku ata arritën një epërsi prej 26 pikëve.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 29 e 17 kërcime, Dardan Berisha me 22 pikë e 8 asistime dhe Lis Shoshi me 17 pikë e 8 kërcime.

Ndërsa te Ponte Prizreni më të mirët ishin Kwame Vaughn me 30 pikë dhe Divine Myles me 15 pikë e 8 kërcime.

Laron Dandy

Gjysmëfinalja tjetër mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit ishte interesante e cila përfundoi me fitoren e therandasve me rezultat 77:68.

Loja ishte e baraspeshuar, por pjesa dramatike e ndeshjes u zhvillua në çerekun e fundit ku vreshtarët arritën të ngushtojnë rezultatin deri në një pikë, por në fund therandasit u treguan më vendimtar duke marrë epërsinë prej nëntë pikëve për të fituar ndeshjen.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë e 10 kërcime dhe Elyjah Clark me 25 pikë e 7 kërcime.

Kurse te Rahoveci më të mirët ishin  Ed Daneil me 19 pikë e 13 kërcime dhe Darell Davis me 18 pikë.

Erjon Kastrati përballë Rahovecit

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore