Sport

Pedri lëndohet pas 75 ndeshjeve, i mungon Barcelonës për një kohë


Pedri Gonzalez ishte futbollisti me më së shumti ndeshje të luajtura që nga shtatori i sezonit të kaluar.

Në këtë periudhë një-vjeçare, Pedri luajti 75 ndeshje.

Ai ishte i pranishëm në 95% të ndeshjeve me Barcelonën, u ftua nga Spanja në EURO 2020 dhe Tokyo 2020.

Kundër Bayern-it, u vu re qartë lodhja e tij në fushë.

Dhe kjo, u portretizua edhe jashtë fushës, me Pedri-n që ka pësuar lëndim.

Fantazisti 18-vjeçar, ka pësuar një lëndim muskular në kuadricepsin e tij.

Sipas raportit mjekësor të klubit katalunas, Pedri do t’i mungojë Koeman-it për një periudhë tre deri katër javore.

Në mungesë të tij, vendin pritet ta marrë 17-vjeçari Gavi, i cila ka bërë debutimin edhe në La Liga edhe në Champions League.

Tifozët shpresojnë që ky do të jetë momenti i Riqui Puig, por marrëdhënia e tij me trajnerin Koeman vazhdon të jetë jo stabile.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore