Lajme

Peci: S’ka informacione për aksione të tjera si “Subvencioni 2021”


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se nuk ka informacione nëse do të ketë aksione tjera të organeve të rendit sa i përket arrestimeve për keqpërdorime me subvencione.

“Se a do të ketë aksione të tjera ju takon organeve të rendit të ndjekjes që të prononcohen. Nuk është pjesë e obligimeve të mija”, thotë Peci për EO.

Ndërkaq, thekson se kjo është punë e institucioneve të drejtësisë, por që arrestimet e fundit kanë pasur ndikim në parandalimin e abuzimit financiar.

“Pjesa e ndikimit pashmangshëm që ka pasur ndikim dhe ka të bëjë me parandalimin, abuzimet financiare për një periudhë të gjatë kohore që kanë ekzistuar në këtë institucion”.

Ai konsideron se që nga fillimi i udhëheqjes së tij në krye të kësaj ministrie është bërë shumë punë.

Aksioni i Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.

“Borxhet e shumta, mungesa e stafit, kërkesat e vazhdueshme të fermerëve, impakti që ka pasur pandemia. Të gjitha këto kanë qenë sfida shumë të larta”.

Ai shton se kemi bërë “shlyerjen e borxheve , kemi avancuar legjislacionin dhe kemi hartuar koncept dokumente të reja dhe për herë të parë ministria hynë në vitin 2022 me strategji për bujqësi dhe zhvillim rural”.

Ndryshe, më 3 dhjetor, policia e Kosovës ka realizuar aksionin “Subvencioni 2021”, Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 31 persona nga ky aksion.

“Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK”.

Aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri, Podujevë.

Ndërsa, 19 persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore