Zgjedhjet në Kosovë

PDK rimerr Prizrenin


PDK

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar zgjedhjet lokale në rundin e dytë në qytetin e dytë më të madh në Kosovës, atë të Prizrenit.

Pas një gare të ngushtë e cila ndryshonte shumë shpesh gjatë numërimit të votave duke vënë njërin kandidat në epërsi kundrejt tjetrit.

Shaqir Totaj me të numëruar 100% të votave, Shaqir Total i PDK-së mori 51,01% ose 27 mijë e 17vota.

Ndërsa Mytaher Haskuka nga LVV arriti të marr 48,99% të votave ose 25 mijë e 942.

Ndëra Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj kanë shpallur fitoren në komunën e Prizrenit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidati fituesi i zgjedhjeve në Prizren. Shaqir Totaj

“Populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes”, deklaroi Krasniqi.

Duke thënë se Prizreni ka refuzuar politikat e kësaj partie.

“Prizreni i ka refuzuar politikat dhe vizionin e dështuar të Vetëvendosjes”.

Ndërsa Komuna e cila e pason Prishtinën është ajo e Prizrenit me 173 mijë e 359 votues, me 71 qendra të votimit me 221 vendvotime.

Haskuka në raundin e parë kishte marrë 24 mijë e 378 vota ose 40,41 për qind, ndërsa Totaj kishte marrë18 mijë e 919 ose 31,36 për qind.

Edhe EXIT POLL-i i Albanian Post e ka nxjerrë fitues Shaqir Totajn e PDK-së.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post është duke udhëhequr me 50.5% të votave ndaj kundërkandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka i cili ka marrë 49.5 %.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore