Lajme

PDK: Kërkon shkarkimin e Ministres Gërvalla


Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar shkarkimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në një konferencë pë rmedie, Abelardi ka thënë që Kurti këtë veprim duhet ta ndërmarrë sa më shpejt, pasi që sipas PDK-së deklarimet e ministres në fjalë  janë “në një linjë me deklarimet e Ivica Daqiqit”.

Tahiri theksoi se deklarimet dhe postimet e Ministres Gërvalla, një ditë “Serbia do ti përdorë si argument kundër Kosovës në Këshillin e Sigurimit”, dhe se PDK e merr me shqetësim faktin se Kosova ka një ministre të tillë.

“Me deklarimet e saja Donika Gërvalla fyen luftën për liri të popullit të Kosovës, dhe se dy dekada pas çlirimit kurrë se ka menduar se Kosova do të ketë një ministre të jashtme të tillë” shtoi Tahiri.

Ndërsa sa i përket bojkotimit të seancës nga ana e opozitës, Tahiri u shpreh se gjatë seancën u ndien të fyer.

“Vazhdimisht ishim të fyer nga deputetet e mazhorancës, dhe në dalje të seancës na u vërsulën me gjuhë rrugaçërie”, deklaroi ai para gazetarëve.

Tahiri pati kritika edhe për nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bugujevci dhe sjelljen prej “rrugaçërie” të sajë, ndaj shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashit.

Ndërsa ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar Lëvizja Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, para mediave ka potencuar se ishin deputetët e PDK-së ata të cilët kanë fyer në drejtim të deputëtve të LVV-së.

“Faton Peci është ngritur në këmbë për ta mbrotjur ministrën Gërvalla, kurse fjalët e Memli Krasniqit drejtuar deputetëve të LVV-së, nuk mund ti them, nuk ma lejon kultura” shtoi Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila

“Në dalje të sallës ishin pikërishtë deputetët e PDK-së që intensifikuan sharjet, fyerjet, kërcnimet dhe bërtimat ndaj grave deputete të LVV-së dhe ndaj ministrës Gërvalla në veqanti, diçka e tillë është e padëgjuar më parë nga ana ime në këtë Kuvend”, theksoi para gazetarëve Kusari Lila.

Sipas saj, Gjykata Speciale është bërë kauzë e rrejshme për të sulmuar Vetëvendosjen.

“Me keqardhje e them se sot ishim dëshmitarë të skenave joparlamentare, dhe të papranueshme në demokraci, palët mund të mos pajtohen ndërmjet vete, por jo të shahën dhe të kërcnohen siç bënë deputetët e PDK-së sot në seancë”, tha ajo.

Kusari-Lila tha se kanë qenë tre deputetë të partisë më të madhe opozitare, ata që kanë quar në eskalimin e situatës.

“Deklarimet jashtë rendit të ditës ishin ato që nxitën reagimet dhe eskalimin e gjuhës jo parlamentare, ndërsa deputëtet e PDK- Ardian Kastrati, Memli Krasniqi dhe shefi i grupit parlamentar Aabelard Tahiri i kontribuan eskalimit të situatës”, tha ajo.

Ndërsa sekretari i Partisë Demokatike të Kosovës Betim Gjoshi në një reagim në rrejtin social Facebook komentoi zhvillimet e fundit dhe tha se “Shefja e Diplomacisë Kosovare po e shfajëson Serbinë kriminale, që gjatë këtyre 20 viteve ka fabrikuar dëshmi me qëllimin e vetëm për të dënuar përpjekjen dhe luftën e drejtë për liri të shqiptarëve të Kosovës”.

Gjoshi tha se këto deklarata Gërvalla po i bënë me mbështetjen e Presidentes dhe Kryeministrit dhe se këta të fundit kanë tendenca për “shfajsimin e Serbisë për gjenocidin në Kosovë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore