Kosova

PDK kërkon program të veçantë të rimëkëmbjes ekonomike


Për trajtimin e gjendjes ekonomike në vend, nga Qeveria e re nuk është parë as një masë e duhur deri tani.

Kështu ka vlerësuar nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, në një konferencë për medie.

“Ne e dimë që jeta e secilit është shumë e rënduar por kemi masa të deskuilibruara, dhe nuk kemi parë masa të duhura për trajtimin e gjendjes ekonomike, janë duke u vonuar dhe nuk është qëllimi jonë që si opozitë vetëm të kritikojmë. Nuk po jep sinjale të duhura” ka thënë ai.

Tutje Hamza është shprehur se duhet të filloj sa më parë shpërndarja e mjeteve për bizneset, pra të zbatohet ligji për 200 milionët.

“Duhet të zbatohet ligji për 200 milionë të fillohet tu shpërndahet bizneseve, dhe sektori i gastronomisë nuk është sektori i vetëm i dëmtuar. Është mirë të paralajmërohet më herët, dhe të ketë masa të qarta e të sakta dhe të zbatohet ligji”.

Partia Demokratike si parti opozitare do të jetë shumë kërkuese që të zbatohet ky ligj, por gjithashtu dhe të krijohet një program i veçantë për rimëkëmbje ekonomike nga ana e Qeverisë: “kërkojmë nga qeveria një program të veçantë për rimëkëmbjen ekonomike, sepse jemi ndër vendet me probleme ekonomike shumë të mëdha”, është shprehur Hamza.

Ndërsa sa i përket vaksinimit, ai është shprehur se duhet të jetë një kompani e duhur në mënyrë që ta realizoj këtë proces: ” ndara, pse nuk kemi një kontratë me ndonjë prej kompanive për vaksinat”, tha Hamza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore