Lajme

PDK fillon zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë komunash


Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka filluar zyrtarizimin e kandidaturave për kryetarë të komunave të Kosovës për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturat në disa qytete.

Për kryetar të Komunës së Skenderajt ka zyrtarizuar kandidaturën e Sami Lushtakut i cili synon rikthimin në krye të kësaj komune në zgjedhjet lokale.

Kjo është bërë e ditur në një postim në rrjetin social “Facebook”, nga dega e PDK-së në Skenderaj.

“Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti”, thuhet në postim.

Sami Lushtaku kandidat për Kryetar të Skenderajt

Besimin për ta udhëhequr Komunën e Ferizajt, Partia Demokratike e Kosovës ia kanë dhënë kryetarit aktual, Agim Aliut.

Aliu në zgjedhjet e sivjetme kandidon për herën e dytë.

Agim Aliu kandidat për Kryetar të Ferizajit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Kaçanik për herën e katërt ia ka besuar zgjedhjet lokale kryetarit aktuale, Besim Ilazit.

Besim Ilazi kandidat për Kryetar të Kaçanikut

Ndërsa në një njoftim për media, PDK ka njoftuar se të shtunën do të zyrtarizojë kandidaturat për kryetar komune në qytetin e Prizrenit dhe atë të Fushë Kosovë.

Në Prizren në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit “Në orën 13:00, PDK mbanë konferencë për media në Prizren, ku do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit!”.

Ndërsa nga ora 15:00, në Amfiteatrin e hapur para stacionit të trenit në Fushë Kosovë, “PDK mbanë konferencë për media …ku do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës!”, thuhet në njoftimin për media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore