Shqipëria

PD: Xhelal Mziu, drejtues politik për PD në qarkun e Dibrës


Komisioni i Partisë Demokratike (PD), zgjodhi ish-kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, si drejtues politik, për qarkun e Dibrës.

Ndërsa në qarkun e Beratit, si drejtues politik, zgjodhi ish-deputetin, Tomor Alizoti.

Dy ditë më parë, PD-ja, caktoi nën-kryetarin, Edmond Spahon, drejtues politik në qarkun e Korçës.

Pati dhe një rikthim të bujshëm, të pedagogut në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku, si drejtues në qarkun e Lezhës. Ky i fundit dy ditë më parë tregoi dhe arsyen e rikthimit në PD, pas kaq vitesh.

PD-ja, në ditët në vijim, pritet që të nxjerrë dhe emra të tjerë, që do të jenë drejtues politikë.

Në shkurt të 2019-ës, PD-ja dogji mandatet e deputetëve, duke e lënë Kuvendin e Shqipërisë, pa një opozitë të mirëfilltë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore