Shqipëria

PD kallëzon në SPAK kryetarin e Bashkisë Elbasan


Partia Demorkatike (PD) nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, njoftoi se ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, me akuzën “shpërdorim të detyrës”.

Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private, ndërtimin e kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Sipas Partisë Demokratike, Llatja “ka favorizuar kompaninë private”, duke “falur” tokë publike për ndërtimin e kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik, Bashkisë Elbasan”, thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Lajmi në përditësim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore