Shqipëria

PD kallëzon në SPAK gjyqtarin Zhukri për shpërdorim detyre


Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK gjyqtarin Agron Zhukri për shpërdorim detyre.

“Gjyqtari Agron Zhukri shkeli vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore. Më 23 mars, ai caktoi seancën në mënyrë të pashpjegueshme, megjithëse vendimi i gjyqtares tjetër për rregjistrimin e ndryshimeve statutore nuk është zbardhur dhe nuk na është komunikuar”, thuhet në kallëzimin e PD.

Gjithashtu sipas deklaratës, PD vë në dijeni SPAK se e ka ankimuar vendimin, duke qenë se Gjykata nuk është shprehur për të gjitha kërkesat e saj. Për shkak të ankimimit, në Regjistrin e Partive Politike nuk janë pasqyruar ndryshimet statutore të 17 korrikut.

“PD i kërkon SPAK-ut të administrojë kamerat e gjykatës, ku shohet qartë takimi I gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e atij që njihet si Komisioni i Rithemelimit. PD sqaron se gjyqtari Zhukri e ka caktuar seancën pas këtij takimi”.

Në kallëzimin penal, PD sqaron se gjyqtari Zhukri nuk i ka lajmëruar për të marrë pjesë në seancë, megjithëse Gjykata ka administruar kërkesat e PD përmes të cilave gjyqtari Zhukri është vënë në dijeni se kërkesa që ai kishte për të shqyrtuar ishte në kundërshtim me ligjin për partitë politike.\

“Mosthirrja e PD si palë e trete, me interesa të ligjshme në proces, cenon rëndë detyrimet ligjore dhe është bërë me qëllimin për të marrë një vendim në fshehtësi dhe për të favorizuar një palë, që ai vetë ka pranuar se ka lidhje”.

Sipas tyre, Zhukri ka shkelur rëndë ligjin duke marrë një vendim pa pasur më parë një vendim të formës së prerë për pasqyrimin e ndryshimeve statutore të 17 Korrikut.

Paraditen e ditës sotme ishte kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili fill pas vendimit të njohjes nga gjykata të ndryshimeve statutore të dala nga Kuvendi Kombëtar i PD-së më 11 dhjetor – i thirrur nga ish-lideri Sali Berisha – deklaroi se, siç parashikon ligji, do ta ankimojnë këtë vendim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore