Sport

Pavarësisht humbjes, Ancelotti nuk e ka ndërmend të largohet nga Real-i


Carlo Ancelotti pranon se Manchester City e mposhti thjeshtë ekipin tij ,Real Madridin, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por këmbëngul se nuk ka ndërmend të largohet, edhe me një ofertë nga Brazili.

Madrilenët shpresonin të ruanin trofeun që fituan sezonin e kaluar, por pas rezultatit 1:1 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, ata u deklasuan me shifrat 4:0 në “Etihad Stadium” kështu që Manchester City do të përballet me Inter-in në finalen e madhe të Stambollit që do të zhvillohet më 10 qershor.

“Nuk kishte asnjë qark të shkurtër. Ne thjesht dolëm kundër një ekipi që është shumë i fortë dhe nuk arritëm të ktheheshim në lojë. Nuk kishte asnjë kolaps psikologjik nga lojtarët,” ngriti supet Ancelotti në “Amazon Prime Italia”.

“Ata luajtën më mirë se ne, bënë presion të lartë dhe vazhduan ta bëjnë këtë gjatë gjithë ndeshjes. Mund ta kishim kontrolluar topin më mirë në pjesën e dytë”, shtoi tekniku italian.

“Ndonjëherë mund të ndodhë që të humbisni në një gjysmëfinale, kjo nuk është asgjë e re në sport, nuk është një tragjedi, ka gjëra shumë më të këqija në jetë dhe në sport”.

“Fakti mbetet, ne patëm një sezon të mrekullueshëm në Champions League”.

Duke folur për “Sky Sport Italia”, Fabio Capello tha se Ancelotti duhet të rishqyrtojë të ardhmen e tij dhe të pranojë ofertën për të marrë Brazilin me një kontratë deri në Kupën e Botës në 2026.

Megjithatë, ish- trajneri i Milan-it nuk duket se ka ndërmend të largohet sërish nga Bernabeu.

“Jam takuar me Florentino Perez. Nuk mund t’ju them se çfarë thamë, por ai foli me skuadrën në dhomat e zhveshjes. E ardhmja është shumë e qartë, kjo humbje do të na ndihmojë që sezonin e ardhshëm të jemi më të mirë”, theksoi italiani.

“Ne jemi Real Madridi dhe do të provojmë sërish. Ka qenë një sezon i mirë deri më tani, humbjet ndodhin në sport”, tha mes tjerash Carlo Ancelotti.

Sidoqoftë, Ancelotti tashmë bëri histori vetëm duke marrë pjesë, pasi ishte ndeshja e tij e 191-të në Champions League si trajner, duke tejkaluar rekordin e vendosur më parë nga Sir Alex Ferguson me Manchester United.

Ancelotti gjithashtu është trajneri me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve, me katër gjithsej, dy sa ishte pjesë e Milan-it dhe dy me Real Madrid-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore