Shqipëria

Pavarësia e Shqipërisë është dhe mbetet vepër e kombit shqiptar, thotë Begaj


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se patriotë të mëdhenj udhëhequr nga i urti Ismail Qemali jetësuan përpjekjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe i dhanë atdheun vendin që i takonte në familjen e kombeve.

Kreu i shtetit theksoi se ngritja e flamurit në Vlorë nuk ishte një akt i veçuar i disa atdhetarëve shqiptare, pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar.

“110 vjet pas shpalljes së pavarësisë jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Ballkan dhe në mbarë botën”, shtoi Begaj.

Sipas tij, kombi shqiptar ka forcuar gjithnjë e më shumë pozitat duke u bërë një aktor dhe faktor i besueshëm për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore