Sport

Paulo Dybala bëhet ambasadori i markës Skrill


Futbollisti argjenitnas i Juventus-it, Paulo Dybala ka nënshkruar një marrëveshje të re për të përfaqësuar markën e pagesave digjitale Skrill.

Paraqitja e parë e Dybala-s për Skrill do të jetë në një fushatë televizive, për të promovuar Mastercard Prepaid, në Mbreterinë e Bashkuar dhe Europë. Fushata televizive do të fillojë të dielën e 18 prillit.

I konsideruar si një futbollistet më të talentuar në botë, Dybala, i njohur si “La Joya” ndihmoi Juventusin në rrugëtimin e fitimit të pesë titujve të fundit në Serinë A.

Ai është përfshirë në ekipin e vitit të Serisë A tre herë dhe në sezonin 2019/20 u shpall lojtari më i mirë në Serinë A.

“Unë jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e familjes Skrill”, tha Dybala.

“Më pëlqen marka Skrill që mund të më ndihmojë dhe të thjeshtojë jetën time, duke më lejuar që, në një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurtë, të paguaj në internet, t’u dërgoj para miqve dhe të blej dhe të shesë kriptovaluta”.

“Të kesh fleksibilitetin dhe shpejtësinë që Skrill mund të ofrojë është jashtëzakonisht e dobishme për dikë si unë që është gjithmonë në lëvizje. Më pëlqen gjithashtu fakti që fitoj pikë besnikërie në transaksion sa herë që përdor kartën time Skrill”.

Zgjedhja e Dybala-s si ambasador i markës ndjek një sërë partneritetesh në botën e futbollit, ku së fundmi Skrill u bë partneri zyrtar i pagesave të Milan-it.

Lorenzo Pellegrino, drejtori ekzekutiv i Skrill shtoi se: “Karakteristikat e shumta të Skrill ju lejojnë të menaxhoni para gjatë lëvizjes, me lehtësi dhe siguri”.

Dybala është ambasadori perfekt i markës Skrill, duke pasqyruar vlerat tona të shpejtësisë së shërbimit dhe përqëndrimin tonë në ofrimin e shërbimit global të klasit botëror. Ne shpresojmë për një partneritet të suksesshëm për të ndarë përfitimet e shumta të Skrill me tifozët e futbollit në gjithë botën”, përfundoi Pellegrino.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore