Sport

Paul Pogba mendon vetëm për Manchester United


Paul Pogba po e mendon vetëm qëndrimin te Manchester United momentalisht, dhe asgjë tjetër.

Sipas Sky Sports, lojtari është i vetëdijshëm që Real Madrid nuk janë më të interesuar, dhe opsionin më të mirë për karrierën e tij e sheh qëndrimin në “Old Trafford”.

Ai është momentalisht i lënduar, por është shumë afër që të rikthehet në stërvitje me klubin.

Qëllimi i Pogba-s është që të fitojë besimin e trajnerit të sapoardhur Ralf Rangnick, dhe të kthehet në formën që e gëzonte dikur.

Momentalisht, Pogba është i lirë të negociojë me çdo skuadër që do, për shkak se kontrata e tij përfundon në fund të këtij viti.

Por, sipas raportimeve të Sky Sports, është shumë e vështirë që kjo të ndodhë.

Pogba po mendon çdo mundësi, por ajo që e tërheq më shumë është rinovimi me Djajtë e Kuq dhe vazhdimi i karrierës në ishull.

Oferta e United për rinovimin ende është në tavolinë, dhe gjithë çfarë Pogba duhet ta bëjë është të nënshkruajë.

Në fund të fundit, përkundër të gjithë zërave, duket se Pogba po bën atë që pritej më së paku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore