Sport

Paul Merson: Aubameyang-u po bëhet si Mesut Ozil-i


Legjenda e Topçinjëve, Paul Merson dhe një vlerësim aspak pozitiv për Pierre-Emerick Aubameyang-un, pasi kapiteni i Arsenal-it u la në stol në ndeshjen përballë Slavia Prague-s.

Merson-i pretendon se Topçinjtë janë duke përsëritur të njëjtin gabim me Aubameyang-un, siç bënë dhe me Mesut Ozil-in.

E ardhmja e Aubameyang-ut ishte subjekt i shumë diskutimeve në verën e kaluar, përpara se lojtari dhe klubi të dakortësoheshin për vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre edhe për tre vite të tjera.

Rënia e formës së sulmuesit ka zgjuar kujtimet e turko-gjermanit Ozil, në kampin e Arsenal-it. Ish-mesfushori menjëherë pasi nënshkroi kontratë tre-vjeçare, pati një rënie të menjëherëshme të formës.

“Ata i japin Pierre-Emerick Aubameyang-ut gjithë ato para, një kontratë të majme, por ai është 31-vjeç, kështu që ne jemi përsëri në situatën e Mesut Ozil-it”, tha Merson-i për Sky Sports.

“Diçka po ndodh me Aubameyang-un, megjithatë, nuk e di çfarë është”.

“Arsenal-i ka nevojë për të qenë në futbollin europian sezonin e ardhshëm, ata duhet të kthehen, të jenë në fushë kur tifozët të kthehen”.

“Ishte ndeshja e tyre më e rëndësishme të enjten e kaluar dhe lojtari më i mirë i tyre ishte ulur në stol”.

“Kështu që kjo tregon gjithçka dhe është një situatë tjetër si Ozil-I”, vijoi Merson-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore