Sport

Paul harron Fury-n dhe finalizon marrëveshjen për të luftuar Hasim Rahman Jr.


YouTuber-i Jake Paul nuk mundi të organizonte luftën me britanikun Tommy Fury kështu që ai kërkoi një opsion tjetër dhe do të ndeshet me Hasim Rahman Jr. më 6 gusht në Madison Square Garden në New York, siç raportohet nga Sports Illustrated.

Rahman Jr është 31 vjeç dhe ka një rekord prej 12 fitoresh e një humbje si bokser profesionist.

Kundërshtari i tij i fundit ishte James McKenzie më 29 prill të këtij viti, kur humbi me nokaut në raundin e pestë.

Ai është djali i ish-kampionit të peshave të rënda, Hasim Rahman, i cili u mbiquajtur “The Rock” dhe që mposhti Lennox Lewis në vitin 2001.

Pak javë më parë Fury tentoi të fluturonte nga Londra për në Shtetet e Bashkuara, por linja ajrore nuk e la të hipte në avion, boksieri raportoi se nuk e di arsyen pse nuk e lanë të hipte në avion dhe të hynte në Amerikë.

Deri më tani, ylli i YouTube ka pesë ndeshje si boksier profesionist.

Ai bëri debutimin e tij më 30 janar 2020 kundër Ali Eson Gib të cilin e mposhti me nokaut teknik në raundin e parë.

Më pas ai mposhti Nate Robinson, Ben Askren. Pas tyre erdhën triumfet më tingëlluese të Paulit, kur ai mundi dy herë ish-luftëtarin e UFC-së, Tyron Woodley.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore