Bota

Paul Alexander, këshilltari I Trump-it për Covid-19: Të hapemi dhe të përmbytemi


Paul Alexander , një i emëruar nga Donald Trump, ju ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë shëndetësorë për miratimin e  një qasje “të imunitetit të tufës” ndaj Covid 19 dhe  lejimin e infektimit të amerikanëve.

Sipas tij “foshnjat, fëmijët, adoleshentët  si dhe të rriturit moshës mesme, kanë rrezik shumë të vogël , kështu që mund përdoren për ekspozim me qëllim krijimin e grupit që duhet”.

Gjithashtu Paul ka reaguar edhe më parë në lidhje me Covid 19 dhe krijimin e imunitetit nga njerëzit.

Duhet hapet një zonë me qëllim që të rinjtë të infektohen dhe të krijojnë imunitet ndaj virusit. Një mënyrë për të realizuar këtë është hapja e kolegjeve”, u shpreh ai me 24 dhe 27 korrik në reagimet e tij.

Zyrtarët e lartë të Trump kanë mohuar mënyrë të përsëritur se imuniteti i tufës, për të kontrolluar Covid 19, ishte në shqyrtim ose formësonte qasjen e Shtëpisë Bardhë ndaj pandemisë.

Email-et përfaqësojnë një dritare të pazakontë në diskutimet e brendshme të administratës Trump dhe tensionet midis të emëruarve politikë si Alexander.

Ekspertët e shëndetit publik kanë hedhur poshtë thirrjet për të infektuar me qëllim Covid-19 amerikanë më të rinj, më të shëndetshëm, duke thënë se kjo do të vinte në mënyrë të panevojshme miliona njerëz në rrezik të ndërlikimeve afatgjata, madje edhe të vdekjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore