Pajisje

Pasqyra që gjen zgjidhje për problemet e fytyrës


Kompania inovatore Lululab rikthen në eventin global të elektronikës, CES 2021, pajisjen e quajtuar Lumini PM, një pasqyrë inteligjente e cila analizon tiparet e fytyrës dhe sugjeron zgjidhje.

Engadget, agjensi lajmesh dedikuar teknologjisë, tregon se Lumini PM vë në punë një sistem i cili përdor një aparat fotografik multispektral për të analizuar tiparet e fytyrës.

Më tej, algoritmi do të përdorë informacionin e përftuar për të diagnostifikuar problemet e lëkurës dhe për të dhënë rekomandime mbi produktet që duhen përdorur për kujdesin ndaj lëkurës.

Engadget dallon elementin kryesor e cila është pasqyra inteligjente e pajisjes duke thënë se “Lumini PM duket si një Galaxy-S5 i vjetër”.

Përpos dhënies së rekomandimeve të personalizuara, pajisja do të ketë edhe një veçori shtesë përmes së cilës mund të krijohen komunitete njerëzish të cilët kanë lloje të ngjashme lëkure .

Lululab ka qenë pjesëmarrës në CES në vitin 2018 me modelin e mëparshëm të pasqyrës inteligjente Lumini të cilën ndryshe nga versioni i ri, të interesuarit nuk mund ta blinin vet. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore