Shqipëria

Pashka e Madhe/ Kryepeshkopi Janullatos uron besimtarët ortodoks


Kryepeshkopi i Tiranёs, Durrёsit dhe gjithё Shqipёrisё, Anastas Janullatos, pёrmes njё mesazhi në Facebook u uroi tё gjithё besimtarёve ortodoksё Pashkёt.

Nё fjalimin e tij, Janullatos shpёrndau mesazhin e paqes dhe “rёndёsinё e çlirimit nga efektet anёsore tё urretjes”.

“Ёshtë detyrimi ynë që të kontribuojmë vazhdimisht për zbutjen e tensioneve rreth nesh, për çtensionimin e polarizimeve, të konflikteve dhe të varianteve të shumëllojta të urrejtjes”, u shpreh Kryepeshkopi.

Janullatos theksoi rёndёsinё e faljes hyjnore dhe bёri thirrje pёr njё paqёsim “duke falur madje dhe ata qё na urrejnё, edhe nёse kjo duket e vёshtirё”.

“Dhe, me besim të palëkundur, le të përpiqemi që të forcohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike e njerëzve dhe e popujve”, u shpreh Janullatos.

Imzoti e mbylli fjalimin e tij, duke uruar shёndet tё fortё dhe shpresё pёr njerёzimin, duke u ndalur gjithashtu tek epidemia e Covid-19, tё cilёn e quajti njё “periudhё tё turbullt”.

“Krishti u ngjall, vëllezër dhe motra. Me shëndet të fortë dhe shpresë gjatë periudhës së turbullt të pandemisë dhe me lirinë e Ngjalljes në shpirtin tonë!”, pёrfundoi Kryepeshkopi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore