F1

Pasaportë + vaksinë = vaks-pas në eventet e mëdha sportive


Shefi i Silverstone (pistë garimi në Britani), Stuart Pringle, beson se pasaportat e vaksinës mund të jenë përgjigjia përfundimtare për ngërçin e eventeve të mëdha sportive. Çmimi i Madh i Britanisë përshembull, mund të jetë një ndër to – mendon Pringle.

Të hënë [22 shkurt] Kryeministri anglez Boris Johnson, theksoi se qeveria dhe organet përkatëse janë duke punuar për çlirimin sa më të shpejt të kufijve ligjor të marrë prej pandemisë Covid-19.

Prej 17 majit, eventet me kapacitet më të madh audience, si përshembull stadiumet e futbollit, do t’i lejohet pjesëmarrja deri në 10 mijë njerëz ose ¼ kapacitetit total që mban stadium.

Duke u nisur nga 21 qershori, qeveria angleze shpreson “ta lirojë dorën” e karantinës dhe masave parandaluese, duke projektuar hapjen në një kohë relativisht të shkurtër për të gjithë.

I pyetur për Sky Sports mbi diskutimin e vaks-pas-it dhe ç’lirimit që mund t’i sjellë këtyre eventeve, Drejtori i Menaxhimit i Silverstone [Stuart Pringle] ka thënë: “Mendoj se është diçka që absolutisht do të merret në konsiderat nga tifozët, nëse do t’i japë leje të marrin pjesë në organizimet e tyre të preferuara”.

“Kam biseduar me qeverinë dhe përfaqësues të sporteve të tjera për mundësinë e lidhjes së biletave elektronike, me të dhënat e pasaportës dhe, s’është punë e thjeshtë por është e mundur. Është diçka të cilën do ta votoja”, thotë Pringle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore