Lajme

Pas zhdukjes së disidentit në Canada, të mërguarit sauditë e ndjenjë veten në rrezik


Zhdukja misterioze gjatë muajit të kaluar e një disidenti saudit që jetonte në Montreal në Canada, pasi vizitoi ambasadën e mbretërisë në Otava, po frikëson komunitetin kanadez të të mërguarve sauditë.

Shqetësimet më të rënda erdhën kur Ahmed Abdullah al-Harbi, u rishfaq javën e kaluar në Arabinë Saudite. Kolegët e tij aktivistë dyshojnë se ai ishte detyruar të kthehej në mbretëri. Aya kanë frikë se ai po u jep autoriteteve saudite informacione që rrezikojnë dhe familjet e tyre .

Në vitet e fundit, autoritetet saudite në mënyrë të përsëritur janë përpjekur të frikësojnë kritikët që jetojnë jashtë. Duke iu bërë presion të afërmve të tyre që qëndrojnë në mbretëri. Në disa raste kanë rrëmbyer disidentët dhe i kanë riatdhesuar në Arabinë Saudite.

Të premten më 26 shkurt, Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dha Kongresit një raport me përfundimin se Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman, kishte miratuar një operacion ku u vra gazetari saudit, Jamal Khashoggi. Ky i fundit u vra brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll në vitin 2018.

Harbi hyri në Canada në vitin 2019 dhe kërkoi azil. Ai kishte punuar në disa projekte me disidentë të tjerë sauditë. Kjo përfshinte shfaqjen e një diskutimi të opozitës në YouTube dhe pjesëmarrjen në një rrjet vullnetarësh aktivë në Twitter për të kundërshtuar “mizat” e Arabisë Saudite.

“Ne kemi njerëz që kishin emra të rremë. Ata tani e dinë se kush janë ata”, tha një disident i shquar saudit, Omar Abdulaziz, i cili jeton në Canada. Abdulaziz drejton si shfaqjen televizive ashtu edhe rrjetin Twitter të opozitës.

“Autoritetet saudite gjithashtu mund të jenë në një pozicion tani për të mësuar detaje më të thella të këtyre operacioneve”.

Abdulaziz dhe dy miq të tjerë të Harbi-t thanë se u zhduk disa javë më parë, duke i bllokuar ata në Snapchat dhe duke lënë të gjitha grupet e tyre të përbashkëta të mesazheve.

Harbi atëherë thirri të paktën dy miq, Abdulaziz dhe Omar al-Zuhairi. Duke u thënë atyre se ai kishte shkuar në ambasadën e Saudisë. Sipas deklaratave të miqve ai u mor në pyetje dhe iu bë presion për të nxjerrë emrat dhe detajet në lidhje me njerëzit në rrjetin e aktivistëve. Harbi iu tha atyre se kishte dhënë emra të aktivistëve të tjerë.

Harbi iu tha se familja e tij në Arabinë Saudite po kërcënohej në mënyrë delikate.

Gjithashtu ai tha se stafi i ambasadës i dha një biletë avioni për në Arabinë Saudite dhe e çoi në aeroport. Harbi më pas u zhduk për gati tre javë. Më 7 shkurt qarkulloi një foto ku tregonte një biletë udhëtimi me emrin e tij.

Më 16 shkurt, Abdulaziz ngriti alarmin në llogarinë e tij të njohur Twitter.

Imigracioni, Refugjatët dhe Shtetësia në Canada thanë se nuk mund të “konfirmojnë dhe as të mohojnë” nëse ai kishte kërkuar azil në Canada apo jo. Duke përmendur “arsyet e privatësisë”.

Ambasada Saudite në Canada nuk iu përgjigj një kërkese për koment në lidhje me Harbi-n.

Rreth Omar Abdulaziz

Abdulaziz është aktivisti më i njohur në rrethin e Harbi-t. Abdulaziz u transferua në Canada gati dy dekada më parë dhe u bë një azilkërkues, më pas një shtetas kanadez. Me kalimin e kohës, ai u bë aktiv kundër asaj që ai i perceptoi si padrejtësi të kryera nga qeveria saudite. Shfaqja e tij në YouTube që kritikon qeverinë është bërë shumë popullore.

Në vitin 2018, ai tha se telefoni i tij ishte hack-uar dhe agjentët sauditë udhëtuan në Canada për ta tërhequar atë përsëri në mbretëri.

Disidentë të tjerë

Një tjetër saudit i cili ka kërkuar siguri në Canada, ish-shefi i lartë i spiunimit në Saudi, Saad al-Jabri, ka akuzuar Mohammedin se e kishte shënjestruar atë për vrasje. Qeveria Saudite ka akuzuar Jabri-n për shpërdorim të fondeve publike.

Disidenti saudit, i cili foli në kushte anonimiteti mbikëqyri punën e Harbi-t në rrjetin Tëitter, të njohur si “bletët”. Disidenti tha që ai ishte ndjerë gjithnjë e më i ndjeshëm në muajt e fundit, por u bë shumë më keq pasi Harbi u kthye në Arabinë Saudite.

“Ahmedi hante nga pjata ime, dhe unë e tij. Ai ishte vërtet me ne. Ai i dinte sekretet tona. Ai i dinte jetët tona. Ai dinte gjithçka për ne ”, tha disidenti.

Ai tha se shqetësohet nga autoritetet saudite pasi tani mund t’i bëjnë presion apo edhe torturë Harbi-t. Kjo për të marrë informacion në lidhje me rrethin e disidentëve. Nëse zbulohen emrat e tyre, autoritetet mund të kërcënojnë familjet e tyre në Arabinë Saudite. Qeveria Saudite shpesh ka vendosur ndalime udhëtimi për të afërmit e disidentëve si një mënyrë për t’i frikësuar ata.

Nga frika se mund të ishin në shënjestër të dhunës edhe në Canada, të mërguarit thanë se ata tashmë shmangin misionet diplomatike saudite në mënyrë që të mos përfundojnë si Khashoggi.

“Unë kurrë nuk kam dalë me emrin tim ose foton time ose ngjashmërinë time ose ndonjë gjë tjetër. Gjithmonë i fshehtë. As në Tëitter nuk kam emrin ose informacionin tim për mua ose qytetin tim, asgjë fare”, tha disidenti anonim.

“Por nëse thjesht bëj një hap përpara dhe dal me emrin ose foton time të vërtetë”, tha ai, duke ngadalësuar fjalët e tij, “atëherë është sikur u dhashë atyre dritën jeshile për të marrë familjen time, për të arrestuar vëllain ose motrën time ose babai apo nëna “.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore