Sport

Pas triumfit në Conference League, Mourinho shpalos listën për merkaton e verës


Jose Mourinho i solli Roma-s trofeun e parë në kompeticionet e UEFA-s, Conference League, të cilin e fitoi përballë Feyenoord-it në finalen e Tiranës.

Sezonin e ardhshëm, Roma do të luajë në Europa League, kompeticion të cilin Mourinho e ka fituar pak vite më parë me Manchester United.

Portugezi dëshiron që skuadra e tij të jetë konkuruese jo vetëm në Serie A, por dhe në Evropë. Për këtë arsye ai i ka këkruar bordit të klubit disa blerje, siç raporton “Corriere dello Sport”.

Sergio Oliveira duhet të blihet nga Porto. Ai është i huazuar te Roma dhe për 13 milionë euro mund të kalojë përfundimisht te verdhekuqtë.

Me patjeter, Mourinho dëshiron një mesfushor qendre. Roma ka tre emra: Nemanja Matic (kontrata përfundon me Manchester United në verë), Granit Xhaka (Arsenal) dhe Maxime Lopez (Sassuolo).

Gonçalo Guedes është qershia mbi tortë. Anësori portugez mund të largohet nga Valencia sepse skuadra duhet të fitojë para dhe Mourinho e dëshiron në “Olimpico” bashkëkombasin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore