Lajme

Pas Supremes edhe PZAP e refuzon kërkesën e Rukfi Sumës për ri-votim në Han të Elezit


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që të refuzoj kërkesën e kandidatit për Kryetar Komune në Han të Elezit, Rufki Suma, për përsëritje të votimit në të gjitha qendrat e votimit.

Është refuzuar si “ e pa bazuar pjesa e ankesës së kandidati për kryetar të komunës në Han të Elezit, Rufki Suma, kandidat i pavarur”, me të cilën ka kërkuar që “të anulohet Procesi i Votimit për Zgjedhjet Lokale të datës 17 tetor, vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit m qëllim të përfitimit të mbështetjes së votueseve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

 

Por, PZAP, ka “pranuar pjesërisht ankesën e Rufki Sumës”, dhe Partisë Demokratike në Prishtinë me seli qendrore në Prishtinë, i shqiptohet “dënim me gjobë me lartësi prej 10 mijë e 100 euro”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Me arsyetimin “për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike. Mbështetësit e tyre dh kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit.

PZAP, detyron PDK-në që gjobën e shqiptuar ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit t këtij vendimi, nën kërcënimin e dënimit shtesë.

Pas këtij vendimi, Rufki Suma ka të drejtë të ushtroj të drejtën e ankesës në afat prej 24 orësh.

Redaksia e Albanian Post ka provuar të kontaktoj me Sumën për të pyetur nëse do të ankohet ndaj këtij vendimi të PZAP-së, por ai nuk ishte i qasshëm.

Gjykata Supreme: “Hani i Elezit nuk shkon në rivotim”

Para dy dite, Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që të anulojë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për “rivotim ne Han të Elezit”, duke e kthyer në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit.

PZAP, kishte vendosur për të shkuar në rivotim në Komunën e Hanit të Elezit, për kryetar komune, pasi që kandidati i pavarur Rufki Suma, kishte paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se kundër kandidati i tij nga PDK, është parë duke vizituar të gjitha qendrat e votimeve, ditën e zgjedhjeve.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kandidati i PDK-së për Kryetar Komune, Mehmet Ballazhi kishte fituar 2.485 vota, ose 50.98%, ndërsa i dyti kishte dalë, kandidati i pavarur, Rukfi Suma me 2.070 vota, ose 42.47%.

Suma i cili udhëhoqi me Hanin e Elezit për tri mandate, si kandidat i pavarur, udhëheqjen e kësaj komune për herë të katërt ai e humbi për 415 vota më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore