Sport

Pas Super Bowl-it, Champions League-n e kalon edhe finalja e NCAA-së në të ardhura


Jo vetëm Super Bowl-i, por ndikimin më të madh në territor në krahasim me Champions League-n e ka edhe finalja e futbollit amerikan NCAA.

Të ardhurat e Champions-it janë bërë një temë e shumë debatueshme në Evropë. Ato shikohen si të pamjaftueshme dhe sidomos janë bërë shtysë për krijimin e të ashtuquajturës “Super League”.

Goditja e fundit për Champions-in vjen përsëri nga SHBA-te. Kësaj radhe nuk është Super Bowl, por NCAA.

Futbolli amerikan NCAA nuk njihet shumë në Evropë, por në Amerikë është ndër më të njohurit dhe tërheq më shumë tifozë në shkallët e stadiumeve. I njohur dhe si futbolli i kolegjeve, në të marrin pjesë 10 konferenca dhe 130 shkolla.

Nga 1 korriku i vitit te kaluar, atletët e kolegjit paguhen dhe për përdorimin e imazhit të tyre.

Më 10 janar do të mbahet finalja e sezonit, mes Alabama Crimson Tide dhe Georgia Bulldogs. Qyteti pritës do të jetë Indianapolisi.

Sipas raportimeve që vijnë nga “Front Office Sports”, finalja që do të mbahet në stadiumin “Lucas Oil”, pritet të këtë ndikim rreth 135 milionë euro në qytetin pritës. Këtu përfshihen transporti, restorantet, hoteleria dhe shumë shërbime të tjera.

Megjithatë, në krye të listës për ndikimin më të madh në territor mbetet Super Bowl-i. Komiteti Pritës në Los Anxhelos ka vlerësuar ndikimin e këtij turneu me 234-477 milionë euro.

Ndërsa, Champions League, sigurisht para periudhës së Covid-19, e mbante rekordin në Madrid. Finalja i kishte sjellë qytetit 123 milionë euro të ardhura. Në 2017, në finalen mes Juventus-it dhe Real Madrid-it në Kardif, të ardhurat ishin 53 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore