Stil

Pas shumë vjetësh bashkë, Elgiti dhe Klea i thonë ‘po’ njëri-tjetrit pranë altarit


Historia e dashurisë në mes të artistëve, Elgit Doda dhe Klea Huta ka nisur që moti, por dyshja vetëm pas shtatë vjetësh bashkë, kanë vendosur që ndjenjat e tyre t’i konfirmojnë edhe pranë altarit.

Kësisoj, në një ceremoni të organizuar pranë brigjeve të detit, Klea dukej magjepsëse në fustanin e bardhë, dhe vlerësim të njëjtë mori edhe Elgiti që u paraqit me një kostum me ngjyrë bezhë.

Përderisa, çifti simpatik po parakalonin pranë të ftuarve, Elgiti në duar mbante edhe djalin e tyre 3-vjeç, Kridin e mungesë nuk shënuan as emocionet – dhëndri edhe lotoi.

Ata i thanë njëri-tjetrit ‘po’ në praninë e miqve, familjarëve si dhe kolegëve të tyre nga bota e artit, në një organizim briliant pas të cilit qëndron ekipi i Alketa Vejsiut.

Përndryshe, Doda vetëm para pak javësh ka publikuar “Toxic Love 2” në bashkëpunim me Klodian Kodrën, teksa e njëjta këngë vetëm në YouTube numëron afro 4 milionë klikime.

Kujtojmë se një prej hiteve më të mëdha të publikuara gjatë vitit të kaluar mbetet kënga “A e din” që ishte një bashkëpunim në mes të Elgit Dodës me këngëtaren tjetër nga Shqipëria, Xhensila Myrtezajn.

Dyshja kanë siguruar mbi 25 milionë klikime në YouTube, teksa kënga ishte pjesë e pandashme e ‘playlistave’ të DJ-ve në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore