Aplikacione

Pas problemeve teknike, Instagram, WhatsApp dhe Facebook rikthehen në normalitet


Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger po funksionojnë përsëri, pas disa problemeve të përhapura në këto aplikacione për afro një orë të premten.

Problemet filluan të shfaqeshin me tri aplikacionet nën pronësinë e Facebook rreth 10:00 në mëngjes, raporton DownDetector transmeton Albanian Post.

Përdoruesit hasën në gabime kur u përpoqën të dërgonin mesazhe në WhatsApp dhe Messenger. Aplikacioni Instagram nuk po shfaqte postime të reja dhe lajmëronte se: “Nuk mund të rifreskohet Feed”.

Disa përdorues raportuan se kishin parë një “Gabim Server 5xx” në versionin “desktop” të faqes.

Facebook tha që çështjet tani janë zgjidhur, por kompania nuk dha specifikat se çfarë i shkaktoi problemet.

“Më herët të premten, një çështje teknike bëri që njerëzit të kenë probleme në hyrjen në disa shërbimeve në Facebook. Ne e zgjidhëm këtë çështje për të gjithë dhe ju kërkojmë falje për shqetësimet”, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë.

Në një cicërimë të premten, llogaria e Lojërave në Facebook tha se kishte “një numër të problemeve që prekin aktualisht produktet e Facebook, duke përfshirë transmetimet e lojërave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore