Lajme

Pas paralajmërimeve në telefon, Biden dhe Xi Jinping mund të takohen


Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe lideri kinez, Xi Jinping, po shqyrtojnë mundësinë për tu takuar personalisht.

Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i administratës pasi udhëheqësit kaluan më shumë se dy orë të enjten duke biseduar për të ardhmen e marrëdhënieve të tyre të ndërlikuara.

Biden e kreu thirrjen telefonike nga Zyra Ovale, ku iu bashkuan ndihmës të lartë.

Zyrtari nuk pranoi të identifikohej për të folur për bisedën private.

Telefonata erdhi pasi shqetësimet u rritën për një vizitë të mundshme në ishullin e pretenduar nga Kina të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi.

Media shtetërore kineze shtoi se Xi i tha Biden-it se Shtetet e Bashkuara duhet t’i binden “parimit të një Kine” dhe theksoi se Kina kundërshtoi me vendosmëri pavarësinë e Tajvanit dhe ndërhyrjen e forcave të jashtme.

Pekini ka lëshuar paralajmërime të përshkallëzuara për pasojat nëse Pelosi – një demokrate si Biden – viziton Tajvanin.

Sipas tyre, ky veprim do të ishte një shfaqje dramatike, edhe pse jo e pashembullt, e mbështetjes së SHBA-ve për ishullin.

“Ata që luajnë me zjarrin vetëm do të digjen”, citojnë mediat shtetërore kineze t’i ketë thënë Xi-Bidenit. “Ne shpresojmë që pala amerikane ta ketë këtë të qartë”.

Washingtoni nuk ka marrëdhënie zyrtare me Tajvan-in dhe ndjek një “politikë të një Kine” që njeh Pekin-in, jo Taipein, diplomatikisht.

Por është e detyruar nga ligji amerikan që t’i sigurojë ishullit mjetet për të mbrojtur veten dhe presioni është rritur në Kongres për mbështetje më të qartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore