Shqipëria

Pas një konflikti babë e bir qëllojnë me armë drejt një makine, shoferi humb kontrollin


Një sherr i nisur mes dy të rinjve përfundoi në të shtëna me armë zjarri, mbrëmjen e kësaj të diele në Rrëshen.

Për ngjarjen policia shpalli në kërkim babë e bir pasi hapën zjarr drejt një automjeti në lëvizje.

Dy të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Pas kësaj, njëri prej tyre, i riu me iniciale E. B., shkoi në shtëpi e së bashku me babanë e tij, me iniciale M. B., morën një pistoletë dhe hapën zjarr drejt makinës ku ndodhej i riu tjetër.

Ky i fundit, në tentativë për t’u larguar humbi kontrollin e mjetit e për pasojë u përplas me bordurën e rrugës.

Pavarësisht të gjithave, fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim babë e bir dhe aktualisht po punojnë për kapjen e tyre.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore