Aplikacione

Pas ndërprerjes së Facebook, Instagram dhe Whatsapp, përdoruesit e ‘përmbytën’ Twitter-in


Si reagim ndaj ndërprerjeve në Facebook, Instagram dhe WhatsApp, të cilat zgjatën disa orë rresht, përdoruesit e mediave sociale janë dyndur në platformën Twitter.

Agjencia e lajmeve “BBC” tregon se kjo ka ardhur pasi të tria shërbimet, të gjitha në pronësi të Facebook-ut, nuk mund të arriheshin përmes faqes së internetit ose aplikacioneve të smartphone-ve.

Ndërkohë, Twitter dhe Reddit ishin mes disa kompanive të teknologjisë që talleshin me rivalët e tyre.

Shërbimet e prekura nisën të shfaqen në Twitter, pasi mesazhet argëtuese dhe ato serioze u rritën.

Emrat kryesorë nga bota e argëtimit, përfshirë Dolly Parton, nisën të argëtohen paksa.

“BBC” tregon se të tjerët kanë bërë shaka për të parë se llogaritë e fjetura të Twitter-it filluan përsëri të vihen në veprim.

Megjithatë, edhe shumë nga përdoruesit e Twitter-it, filluan të përjetonin probleme, teksa bënin shaka me rivalët e prekur të teknologjisë, me faqen Downdetector, që tregoi një kulm të raporteve të ndërprerjes.

Disa, përfshirë Edward Snowden, e kanë përdorur ndërprerjen për ta kthyer atë në një pikë më serioze.

Kurse të tjerë kanë postuar në Twitter sesi ndërprerja është një gjë e mirë.

Nuk kishin si të mungonin as memet, ato kanë vërshuar me shpejtësi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore