Jetesë & Stil

Pas lindjes, aktorja Emma Stone shfaqet në superformë


Prej gati katër muajsh, aktorja Emma Stone ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Çifti Emma Stone dhe Dave McCary e kanë quajtur vajzën Louise Jean McCary.

Me këtë emër, duket se aktorja vazhdon një traditë familjare. Stone dhe nëna e saj, Krista, të dyja e kanë gjithashtu emrin e dytë Jean.

Së fundmi, Emma u shfaq në një formë të shkëlqyeshme fizike, edhe pse nuk ka shumë që ka sjellë në jetë vajzën e saj.

Aktorja 32-vjeçare është fotografuar në Los Angelos, teksa shkonte në palestër. Fituesja e çmimit “Oscar” ka qenë shumë e angazhuar me promovimin e filmit të saj të fundit “Cruella”.

Ai nuk u shfaq në sallat e mëdha kinematografike në vend, por në platformën Disney dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Artistja amerikane portretizoi rolin e keqbërëses nga filmi “101 Dalmatët”, të njohur si Cruella de Vill.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore