Kosova

Pas krizës me energjinë elektrike, Qeveria me manual për kursim


ilustrim

Derisa po përballemi me problemet e energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës përmes faqes së Ministrisë së Ekonomisë ka publikuar një manualë se si të bëhet kursimi i energjisë nga secili qytetarë.

“Fikja e dritave kur del nga dhoma/shtëpia”, është këshilla e parë në këtë pikë.

Këshilla e dytë është zëvendësimi i poçeve elektrikë me ata me efiçiencë të lartë (LED).

Ky manual tregon se duhet të shfrytëzohet drita natyrale më shumë se sa ajo elektrike duke vendosur edhe senzor të efiçiencës.

Ndërkaq në udhëzim drejtuar qytetarëve bëhet thirrje edhe për shfrytëzim të rrymës në orarin 22:00 – 07:00 kur edhe tarifa është më e ulët. Ku në këtë kohë rekomandohet përdorimi i rrobalarëses, enëlarëses dhe hekurit për hekurosje.

Manuali tutje vazhdon me këshillën për ndalje të ujit të ngrohtë kur qytetarët i lajnë dhëmbët. Kjo sepse “shfrytëzimi sa më racional i ujit të ngrohtë rrit kursimin e energjisë”, thuhet në manual.

Gjatë natës të mos lihen në rrymë mbushësit e telefonave, llaptopëve është këshilla tjetër.

Të hënën e 13 dhjetorit kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk garanton që nuk do ketë rritje të çmimi të energjisë elektrike.

“Edhe për shkak të stinës së dimrit edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës edhe e banimit edhe e jetesës, është e organizuar rreth ngrohjes nga termoelektrana, por edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm” pritet rritje e çmimeve të energjisë.

Ndërsa vet ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shpërnda në faqen e saj të Facebook-ut manualin për kursimin e energjisë elektrike, duke shkruar se çfarë duhet të bëjmë secili nga ne për kursimin e energjisë.

Kurse në Kosovë, kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike në emër të “punimeve në sistem”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore