Stil

Pas katër vjetësh martesë – Jason Momoa dhe Lisa Bonet njoftojnë divorcin


Aktorët amerikanë, Jason Momoa dhe Lisa Bonet po shkojnë drejt divorcit pas më shumë se 4 vitesh martesë.

Çifti i famshëm njoftoi lajmin në rrjetet sociale me një deklaratë të përbashkët duke shpjeguar vendimin e tyre për t’u ndarë.

Jason Momoa dhe Lisa Bonet.

Jason dhe Lisa thonë se ata “kanë ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese” dhe se “po ndihen dhe po rriten nga ndryshimet sizmike që po ndodhin”.

Ata kanë theksuar konkretisht se periudha me pandeminë COVID-19 dhe politika, luajtën një rol kyç në vendimin e tyre për tu divorcuar.

“Të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese. Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin”, nisi deklarata e përbashkët e çiftit.

Më tej u tha se – “Ne ndajmë lajmin tonë të familjes, se po ndahemi në martesë. Ne e ndajmë këtë jo sepse mendojmë se është e vlefshme për lajme, por që ndërsa vazhdojmë jetën tonë, ta bëjmë këtë me dinjitet dhe ndershmëri”.

Deklarata e publikuar në mediat sociale.

Dyshja kanë thënë se po e lirojnë njëri-tjetrin.

“Dashuria mes nesh vazhdon, evoluon në mënyra që dëshiron të njihet dhe jetohet. Ne e lirojmë njëri-tjetrin që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi.”

Ylli i “Dune”, 42 vjeç, ka thënë se fillimisht ra në dashuri me Bonet, 54 vjeçe, përmes rolit të saj në “The Cosby Show”.

Ata filluan të takoheshin në vitin 2005 dhe mirëpritën dy fëmijë së bashku, duke u martuar në një martesë të fshehtë në 2017.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore