Pajisje

Pas iPhone 14 edhe Android do të vijë me lidhje satelitore


Një partneritet i ri midis firmës së telefonave satelitorë Iridium dhe gjigantit të çipave Qualcomm do të sjellë lidhjen satelitore me telefonat inteligjentë Android premium më vonë gjatë vitit.

Kjo do të thotë se në vendet ku nuk ka mbulim celular, telefonat mund të lidhen me satelitë kalimtarë për të dërguar dhe marrë mesazhe.

Çipat e Qualcomm gjenden në shumë telefona inteligjentë të Android.

Këtë teknologji e kemi parë Apple në anën tjetër solli një veçori satelitore për linjën e iPhone 14 në shtator 2022 (Shërbimi për rast urgjent).

Qualcomm tha se fillimisht funksioni i ri, i quajtur Snapdragon Satellite, do të inkorporohet vetëm në çipat e tij premium, kështu që nuk ka gjasa të shfaqet në pajisjet buxhetore.

Por përfundimisht do të lansohet në tableta, laptopë dhe madje edhe automjete, dhe gjithashtu do të bëhet një shërbim që nuk kufizohet vetëm në komunikimin e urgjencës – megjithëse ka të ngjarë të ketë një tarifë për këtë.

Lidhja satelitore konsiderohet gjerësisht si kufiri tjetër për telefonat celularë sepse trajton problemin e – zonave ku nuk ka qasje në rrjet. Këto priren të jenë më të zakonshme në zonat rurale ose të largëta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore